HYRJE PËR BAZAT E BIBLËS
Këto seri prej 12 Mësimesh kanë për qëllim t’ju
ndihmojnë të përfitoni një kuptim bazë të asaj që mëson Bibla, si dhe
të ndani avantazhet e të qënit Kristian. Ju do të kini një përfitim
shumë të madh nga këto Studime, duke i rishikuar disa herë dhe duke
lexuar pjesët e rekomanduara nga Bibla. Më pas përgjigjuni pyetjeve me
disa alternativa, në fund të çdo Kapitulli, duke iu referuar përsëri
shënimeve, nëse jini të pasigurt për përgjigjet. Nuk është e nevojshme
të nxitoheni dhe të hamendësoni përgjigjet; informacion i mjaftueshëm
është dhënë që ju t'ju përgjigjeni me saktësi të gjitha pyetjeve, të
cilat do t'u shërbejnë si bazë për të ndjekur studime të mëtejshme.
Pasi
të keni plotësuar të gjitha pyetjet e 12 kapitujve, kalojini përgjigjet
tuaja tek Fleta Përmbledhëse e Përgjigjeve, në mes të kësaj broshure.
Kur studimet të jenë plotësuar, dërgojeni Fletën Përmbledhëse tek
adresa e treguar . Kur ne të marrim përgjigjet tuaja, ju do të kini një
Kujdestar personal që do t'i korigjojë dhe do t’ua kthejë ato përsëri,
së bashku me ndonjë koment shtesë të nevojshëm si dhe librin Bazat e Biblës, i cili me 12 Kapitujt dhe 359 faqet, do t'ju ndihmojë në studimin e mëtejshëm të Biblës.
Nëse kini ndonjë pyetje në lidhje me Biblën, ne do të ishim të kënaqur t’ju ndihmonim, duke gjetur përgjigjen nga Bibla.
Studime njohëse
Qëllimi
i Studimeve Hyrëse të Bazave të Biblës është që t’ju japë mundësi të
studioni Biblën sistematikisht për veten tuaj. Në fund të Studimeve, ju
do të kini një pamje të qartë të Ungjillit bazë, që mësoi Jezusi. Ai u
tha dishepujve të predikonin Ungjillin në të gjithë botën, dhe të
pagëzonin besimtarët duke i zhytur në ujë- në vdekjen dhe ringjalljen e
Tij. Shpresojmë që në fund të këtyre mësimeve, ju do të jeni në gjendje
të vendosni të besoni Ungjillin dhe të pagëzoheni. Sigurisht, që në
këtë fazë, ju jeni një fillestar. Lutuni, sa më mirë që të mundeni që
Zoti t’ju zbulojë fjalën e Tij, për ta kuptuar. Tregojini Atij gjithçka
për jetën tuaj dhe përpiquni të kuptoni, se si Ai ju udhëheq përmes
Fjalës së Tij, duke kërkuar që të afroheni më tepër me Atë.
Në
fund të çdo kapitulli ka pyetje. Jeni të mirëpritur të shtoni komentet
tuaja, ose të bëni pyetje në lidhje me Biblën. Ne do të ishim të
kënaqur të komunikonim me ju rreth këtyre çështjeve, nëse shkruani në
adresën në faqen e mëparshme.
Në këtë kurs
hyrës ka 12 Kapituj. Pas kësaj janë dhe 11 të tjera më të detajuara, të
përmbledhura në një libër me 350 faqe të quajtur ‘Bazat e Biblës’.
Ne do t’jua dërgojmë këtë pasi të keni plotësuar të 12 kapitujt. Të
gjitha këto janë pa pagesë; ne ju premtojmë se nuk do t'ju kërkojmë
para asnjëherë. Madje as do t'ju takojmë në qoftë se ju nuk bëni
kërkesë. Nëse dëshironi të takoni ndonjë nga anëtarët tanë për të
diskutuar, ju lutem na njoftoni, se ndoshta mund të ketë një përfaqsues
në zonën tuaj.
Ne vërtet kujdesemi për ju dhe
dëshirojmë t’ju ndihmojmë drejt një vendi, në Mbretërinë e përjetshme
të Perëndisë këtu në tokë, kur Jezusi të kthehet. Prandaj, ne do të
lutemi për ju, dhe presim me padurim të marrim përgjigjet tuaja për
mësimet, ose komentet për to.
MËSIMI 1 - Bibla
MËSIMI 2 - Zoti
MËSIMI 2 - Zoti
MËSIMI 3 - Plani dhe Qëllimi i Zotit
MËSIMI 4 - Vdekja
MËSIMI 5 - Premtimet e Zotit
MËSIMI 6 - Mbreti Jezu Krisht
MËSIMI 7 - Premtimet bërë Davidit
MËSIMI 8 - Ringjallja e Jezu Krishtit
MËSIMI 9 - Kthimi i Jezu Krishtit
MËSIMI 10 - Ungjilli
MËSIMI 11 - Pagëzimi
MËSIMI 12 - Mbretëria e Perëndisë
Ky libërth jepet falas, për të shpallur Ungjillin në të gjithë botën nga Christadelphian Advancement Trust, (Registered Charity No 1080393.Po Box 3034, South Croydon, Surrey, CR2 OZA, England www.carelinks.net
|